Ylli i Feronikelit: Jemi të kënaqur që humbëm vetëm 2-0

Futboll

Ylli i Feronikelit: Jemi të kënaqur që humbëm vetëm 2-0

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 23:10
Kastriot Rexha

Feronikeli u mposht 2-0 në “Fadil Vokrri”, të shtunën mbrëma nga Milani.

Golat nga Suso dhe Fabio Borini ia siguruan fitoren “Rossonerëve” në këtë përballje miqësore, dhe i lumtur me këtë humbje të ngushtë është shprehur sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha.

“Ne duhej të tregonim lojë defanzive, sepse dihet se nuk jemi në të njejtin nivel me kundërshtarin,” u shpreh ai.

“Jemi të kënaqur me një humbje prej 2-0 për shkak të kualiteteve të kundërshtarit pasi është skuadër gjysmë miliardëshe.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat