Reagon Fabio Borini pas fitores së Milanit kundër Feronikelit

Futboll

Reagon Fabio Borini pas fitores së Milanit kundër Feronikelit

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 23:16
Fabio Borini

Ylli i Milanit, Fabio Borini është shprehur i kënaqur me pritjen që ka marrë ai dhe skuadra e Milanit në Kosovë, derisa të shtunën mbrëma mposhtën Feronikelin me rezultat 2-0.

Ishte pikërisht Borini ai që realizoi golin e dytë, ndërsa i pari u shënua nga Suso.

“Kosova na ka pritur ngrohtë, ka qenë kënaqësi e madhe për mua dhe krejt MIlanin,” u shpreh ai.

“Më pëlqeu mënyra se si Feronikeli iu ças lojës, e bëri të vështirë të luajmë mes vijave.

“Është shumë mirë kur shoh që njerëzit edhe jashtë Italisë e ndjekin Milanin me pasion.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat