Munishi: Një ndeshje e mirë, një kundërshtarë që se kemi parë më herët të vjen në Prishtinë

Futboll

Munishi: Një ndeshje e mirë, një kundërshtarë që se kemi parë më herët të vjen në Prishtinë

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 00:48
Foto ilustrim

Milan ka fituar miqësoren ndaj Feronikelit, në ‘Fadil Vokrri’.

2-0 ishte rezultati final i takim.

Suso shënoi golin e parë në ndeshje nga goditja e lirë në minutën 28-të.

Kurse në minutën e 58-të, Borni shënoi golin e dytë për rezultatin përfundimtar.

Pas ndeshjes trajneri Ismet Munishi që ishte në rolin e komentatorit në ndeshjen që transmetohej në TV Dukagjini, tha se ishte një ndeshje e mirë ndaj një kundërshtari që nuk është parë në Kosovë më parë.

“Një ndeshje e mirë, një kundërshtarë që se kemi parë më herët të vjen në Prishtinë.

Lojtarët e Milanit ishin mjaft kualitativ. Golat e shënuar ishin jashtëzakonisht të bukur, por edhe entuziazmi i tifozëve shqiptare”, tha Munishi.

Ai për fund tha se futbollit në Kosovë i duhet sa më shumë këso ndeshje miqësore ndaj skuadrave të mëdha evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat