Manchester City mori një fi tore të thellë 5-0 kundër West Ham në javën e parë të Premier League dhe mes më të mirëve në fushë ka qenë Rodri, i transferuar te "Qytetarët" për 70 milionë euro nga Atletico Madrid.
Spanjolli duket se ka bërë për vete trajnerin Guardiola, i cili nuk i ka kursyer elozhet për 23-vjeçarin pas ndeshjes. "Ai nuk ka vathë apo tatuazhe. Edhe modelin e flokëve e ka perfekt për pozicionin e tij, janë flokët e një mesfushori mbrojtës", ka thënë Pep.
"Ky lloj mesfushori duhet të mendoj vetëm për pjesën tjetër të skuadrës. Do të jetë shumë i rëndësishëm për ne".