Barcelona dhe gjyqtari anësor demolojnë Napolin, Griezmann shënon golin e parë në fanellën katalane - Bota Sot
Barcelona dhe gjyqtari anësor demolojnë Napolin, Griezmann shënon golin e parë në fanellën katalane

Futboll

Barcelona dhe gjyqtari anësor demolojnë Napolin, Griezmann shënon golin e parë në fanellën katalane

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 08:23
Griezmann shënon golin e parë në fanellën katalane

Barcelona ka arritur të shënojë fitore të thellë kundër Napoli, për t’i dhënë fund fazës parasezonale në mënyrë spektakolare.

Kampionët e La Liga ishin të pamëshirshëm ndaj Napoli, duke regjistruar në fund fitore me rezultatin 4:0.

Napoli luajti një pjesë të parë mjaft të mirë, por pranuar katër gola në 18 minuta, dy prej të cilave aludohet të kenë qenë nga pozita jashtë loje.

 

Serinë e golave në këtë takim e hapi Luis Suarez, i cili realizoi në minutën e 48’, për rezultatin 1:0, shkruan lajmi.net.

8 minuta pas uruguaianit, Antoine Griezmann gjeti rrugën e golit, gol ky që ishte i pari me fanellën e skuadrës së Barcelonës, pas një aksioni të rrjedhshëm të skuadrës.

Suarez gjeti rrugën e rrjetës edhe një herë tjetër në minutën e 58’, për të vulosur fituesin e këtij takimi, por jo edhe rezultatin final, të cilin e vendosi Ousmane Dembele, në minutën e 63’ të takimit.

Barcelona tashmë do të përgatitet për ndeshjen e parë në La Liga, të cilën e luan në udhëtim, kundër Athletic Bilbao.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...