Rugani i thotë ‘PO’ Romës, pritet zyrtarizimi

Futboll

Rugani i thotë ‘PO’ Romës, pritet zyrtarizimi

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 12:02
Daniele Rugani

Roma është shumë afër transferimit të yllit të Juventus, Daniele Rugani.

Rugani aktivizohet në fazën e qendrës së mbrojtjes, pikë e cila synohet të përforcohet nga trajneri i Romës, Fonesca.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Roma ka marrë aprovimin e Rugani, gjatë së shtunës, dhe tashmë mbetet pajtimi mes skuadrave.

Kryeqytetasit italianë synojnë transferimin e lojtarit në formë huazimi, me obligim për blerje, për shumën e 25 milionë eurove.

25 vjeçari pritet të fitojë një pagë prej 3 milionë eurove, në ‘Olimpico’.

Dy skuadrat kanë arritur edhe një marrëveshje gjatë kësaj merkatoje, kur shkëmbyen Leonardo Spinazzola me Luca Pellegrini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat