De Jong “sponsorizon” ish-shokun e skuadrës për te Real Madridi

Futboll

De Jong “sponsorizon” ish-shokun e skuadrës për te Real Madridi

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 12:12
Donny van de Beek

Blerja e re e Barcelonës, Frenkie de Jong, beson se Donny van de Beek është mëse mjaftueshëm i aftë për t'u lidhur me Real Madridin, por do të preferonte të mos e shihte përballë ish-shokun e tij të ekipit (Ajax), në Spanjë. Vetë De Jong ra dakord për një transferim të madh parash në “Camp Nou”, që në janar, përpara se të shihte Matthijs de Ligt të zgjidhte kundër drejtimit të tij, kampionët e Serie A, Juventusin. Van de Beek është ylli i fundit i Ajax, që ka ngjallur interesimin e Real Madridit. Mesfushori 22-vjeçar ka pranuar se ka hyrë në radarët e klubit nga “Santiago Bernabeu”.

De Jong nuk është i befasuar nga ky interesim, duke i thënë ESPN FC: "Unë do të preferoja që ai të qëndronte tek Ajax, sepse nuk do ta kisha kundërshtar në Spanjë. Me të, Ajax do të mbetej i fortë. Natyrisht, kjo vendoset prej vetë atij. Nëse ai transferohet në Madrid, do të jem me të vërtetë i lumtur për të. Unë mendoj se e meriton një ngritje të tillë në karrierë. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm. Po lëvizi, do ta shikoj në Spanjë!"

Nëse Van de Beek transferohet në Madrid, atëherë do të bashkohej me një skuadër, që ka në përbërje fituesin e Kupës së Botës, Toni Kroos, dhe mbajtësin e “Topit të Artë”, Luka Modric. Pra, konkurrenca për një vend titullari në mesfushën e të bardhëve do të ishte e ashpër, por De Jong beson se ish-kolegu në Amsterdam do t’ia dilte: "Jam shumë i sigurt, sepse ai ka aftësi të mëdha. Unë mendoj se e tregoi sa vlen në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve, veçanërisht në raundet me eliminim direkt. Ai i ka treguar botës dhe të gjithëve në Europë se ka aftësinë të luajë në nivelet më të larta".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat