Osmani: Fatkeqësisht nuk ia arritëm

Futboll

Osmani: Fatkeqësisht nuk ia arritëm

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 14:39
Osmani: Fatkeqësisht nuk ia arritëm

Qatip Osmani, kryetrajneri i kampionit, Shkëndijes, tha se u përsëriten gabimet. “Është evidente se na përsëriten gabimet me realizimin dhe konkretizimi i rasteve para portës kundërshtare.

Kjo gjë na ndodhte edhe në lojat në Europë, por edhe në takimet kontrolluese. U munduam me disa ndryshime të jemi më konkret, fatkeqësisht nuk ia arritëm edhe pse krijuam disa raste. Normal nuk mjaftojnë vetëm rastet, pasi duhet të shënohet”.

“Sigurisht pas rasteve që i patëm humbet vetëbesimi. Na duhet goli për të kthyer besimin brenda grupit që gjatë kohë e presim. Realisht sot nuk ishim aq dominues si dimë të jemi ndaj ekipeve tjera, ndoshta edhe loja në fushë aty ku pritet ideja për lojë dhe pasimi i fundit nuk ishte në nivel. Kur mblidhen gjithë këto humbja është e pashmangshme“, tha Osmani.

“Sigurisht është evidente se duhet të ndryshohet diçka. Çfarë ndryshimi do të shohim, por ndryshim duhet“, përfundoi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat