Renova dhe Struga e nisin me këmbë të mbarë

Futboll

Renova dhe Struga e nisin me këmbë të mbarë

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 14:48
Pamje nag ndeshja në Strugë

Skuadra e futbollit Renova nga Xhepçishti i Tetovës dhe debutuesi Struga Trim Lum e nisin me fitore edicionin e ri në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Renova e mposhti me rezultat 1:0 Sileksin e Kratovës.

Ata shënuan fitore me golin e Bashkim Veliut në minutën 38-të.

Struga Trim Lum debuton me fitore, duke e tronditur me rezultat 2:1 Rabotniçkin e Shkupit. Golat i shënuan: Burhan Mustafov dhe Nijas Lena.

Tri pikë të mëdha për struganët në elitën e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat