Situata e Eros Grezdës tek Rangers po komplikohet - Bota Sot
Situata e Eros Grezdës tek Rangers po komplikohet

Futboll

Situata e Eros Grezdës tek Rangers po komplikohet

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 16:11
Situata e Eros Grezdës tek Rangers po komplikohet

Situata e Eros Grezdës tek Rangers po komplikohet çdo ditë e më shumë.

Anësori i kombëtares së Shqipërisë pritej të largohej nga Ibrox gjatë kësaj vere, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma, me fajtorin që duket të jetë Steven Gerrard.

Gerrard thotë se skuadra ka ngecur me huazimin e lojtarit me prejardhje nga Kosova, i cili kishte mundësinë të kalonte në Francë.

Se lojtari ishte afër largimit, ka konfirmuar edhe agjenti i tij, duke thënë se ishin pranë marrëveshjes për transferimin në Francë.

Por, trajneri i Rangers, Gerrard, nuk është i kënaqur me atë që kanë ofruar skuadrat franceze dhe kërkon më shumë për kartonin e Erosit.

“Kemi pasur kërkesa për huazim, por për momentin, numrat nuk përshtaten me ato që kërkon klubi” ka thënë Gerrard, duke mbajtur ‘peng’ Grezdën, transmeton lajmi.net.

“Ai ka dy apo tri mundësi për huazim. Është akoma një pikëpyetje” ishin fjalët e legjendës së Liverpool.

Eros Grezda nuk arriti asnjëherë që të bindte Gerrard, duke mos arritur të fitojë vendin në formacionin e Rangers.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...