Katër vite më parë, Mihajlovic i bënte dhuratë Milanit... kapitenin! - Bota Sot
Katër vite më parë, Mihajlovic i bënte dhuratë Milanit... kapitenin!

Futboll

Katër vite më parë, Mihajlovic i bënte dhuratë Milanit... kapitenin!

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 18:12
Romagnoli

Ishte 11 gushti i vitit 2015 kur në aeroportin e Linates do të mbërrinte një futbollist i ri, vetëm 20 vjeç, nga skuadra e Sampdorias, por që në të vërtetë ishte në pronësi të Roma-s. Kosto e kartonit? 25 mln euro dhe bonuse, për një total prej thuajse 29 mln euro dhe përqindje rishitje (25%) për verdhekuqtë, në të ardhmen, mbi vlerën e shpenzuar nga Milani.

Një dëshirë kjo e posaçme e trajnerit Sinisa Mihajlovic, që sot po lufton për jetë a vdekje, por që në atë kohë do t'i kërkonte Adriano Gallianit, ish-administratorit të deleguar, mbrojtësin që ai vetë kishte rritur te Sampdoria (kur drejtonte dorianët).

Pa shumë zhurmë dhe bujë, madje edhe me shumë tallje nga tifozët kundërshtarë, për një investim të dukur të ekzagjeruar. Sot, Romagnoli është 24 vjeç dhe është rritur jashtëzakonisht shumë, duke ndryshuar plot 4 trajnerë pas Sinisa (Broçhi, Montella, Gattuso dhe tani Giampaolo).

Veç kësaj, në krah mban edhe shiritin e kapitenit, një mbrojtës që kurrë nuk ka vendosur aspektin ekonomik përpara fanellës që mban veshur. Dhe, në vitin më të vështirë, aty ku Berlusconi po shiste klubin dhe çdo gjë ishte një mister, do të rinovonte kontratën e tij, ashtu sikurse qëndroi edhe kur kinezët u zhdukën dhe lanë gjithçka në një batak.

I emëruar kapiten sezonin e shkuar, pasi Leonardo Bonuçi u largua pas 1 sezoni, deri tani ka luajtur 152 ndeshje me fanellën kuqezi, duke shënuar edhe shtatë gola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...