Javë e mirë për shqiptarët e Zvicrës

Futboll

Javë e mirë për shqiptarët e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2019 Në ora: 18:29
Kemal Ademi

Futbollisti Kemal Ademi gjithnjë e më i mirë në fanellën e Baselit. Ai kontribuoi për fitoren e Baselit me rezultat 3:1 kundër  Servettes, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “St. Jakob-Park” në Basel, në praninë e 21.532 shikuesve. Ndeshje me rivalitet të madh, por Baseli nuk lejon befasi, ku edhe realizoi gol edhe shqiptari Ademi.

Në minutën e 4-të, Rouiller shënon autogol për vendasit, por nuk shkoi edhe shumë gjatë kjo epërsi, mysafirët barazuan 1:1 përmes Wüthrich (19’).0

Në minutën e 41-të pas një depërtimit anash nga Stocker dhe harkimit fenomenal Ademi shënon nga afërsia për 2:1. Në pjesën e dytë Bua vulosi fitoren me rezultat 3:1 në minutën e 81-të. Për Baselin luajtën Taulant Xhaka titullar deri në minutën e 46-të, Kemal Ademi tërë takimin, ndërsa për Servetten u paraqit Kastrioti Imeri nga minuta e 76-të, i cili u ndëshkua me karton të verdhë tre minuta pa përfunduar takimi.

Edhe Ademi u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë përkatësisht në minutën e 32-të, ndërsa deri me tash ka realizuar dy gola për Baselin.  Skuadra e Baselit është në vend të dytë me 9 pikë, duke ngecur për një pikë nga Young Boys dhe Servette renditet në pozitën e pestë me 5 sosh. Nuk ka fitore për Zurich-un as pas javës së 4-të në elitën e futbollit zviceran. Fitorja iu mohua në çastet e fundit kur mysafirët barazuan 2:2. Zurich barazoi me rezultat 2:2 me Xamax-in. Ndeshje me katër gola, një penallti e humbur dhe një karton i kuq.

Toni Domgjoni, Mirlind Kryeziu me ekipin e tyre ende nuk kanë shijuar fitoren, kurse Taulant Seferi e Samir Ramizi me Xamaxin u kthyen me një pikë të madhe.  Schonbachler (44'), Ceesay (78') shënuan për Zurich-un dhe Oss (63'), Karlen (90+4') për Xamaxin. Në minutën e 73-të, Mahi dështon nga penalltia, gjuajtja e të cilit u ndal nga tërthorësja e portës së Xamax-it.

Nga minuta e 69-të, Xamax mbetet me një futbollist me pak kur Nardo u ndëshkua me karton të kuq, por as këtë epërsi numerike nuk e shfrytëzuan Zurich-u. Toni Domgjoni luajti deri në minutën e 78-të, Kryeziu ishte i plotë dhe Taulant Seferi u zëvendësua në minutën e 52-të dhe Samir Ramizi u inkuadrua në minutën e 76-të, 13 minuta më vonë u ndëshkua me karton të verdhë. Xamax është në vend të nëntë me 3 pikë, ka një më shumë se Zurich i fundit. Reprezentuesit e Kosovës, Shkëlqim Demhasaj dhe Idriz Voca me Luzernin patën një ditë të keqe, ku si vendas pësuan humbje me rezultat 2:0 nga Thun. Havenaar (33') e Kablan (90+1') janë autorë të golave të fitores së Thunit.  Luzerni është në vend të shtatë me 4 pikë, e Thun tri pozita më lartë dhe me një pikë më shumë.

Pajtim Kasami dhe Ermir Lenjani janë sikur në qiellin e shtatë, pasi që me Sionin si mysafirë triumfuan me rezultat 1:0 ndaj Luganos.  Fitore e madhe e Sionit, e cila e mban vendin e tretë me 7 pikë, ka tri me pak se kampioni dhe lideri Young Boys, kurse Lugano është në pozitën e gjashtë me 4 pikë. Itaitinga në minutën e 86-të shënon për triumfin e madh të Sionit. Shqiptarët treguan paraqitje shumë të mirë dhe janë ndër më të merituarit për këtë fitore.

Liga e Zvicrës
Lugano-Sion    0:1
Luzern-Thun    0:2
Zurich-Xamax    2:2
Baseli-Servette    3:1
St. Gallen-Xamax    2:2

Tabela
1. Young Boys    4    3    1    0    10
2. Basel    4    3    0    1    9
3. Sion    4    2    1    1    7
4. Thun    4    1    2    1    5
5. Servette    4    1    2    1    5
6. Lugano    4    1    1    2    4
7. Luzern    4    1    1    2    4
8. St. Gallen    4    1    1    2    4
9. Xamax    4    0    3    1    3
10. Zurich    4    0    2    2    2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat