Lampard arsyetohet pas turpërimit nga United, ja deklarata e tij

Futboll

Lampard arsyetohet pas turpërimit nga United, ja deklarata e tij

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 20:34
Frank Lampard

Manchester United ka fituar ndaj Chelsea me rezultatin e thellë 4-0 në xhiron e parë të Premierligës.

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard beson se duhet të ndryshojë shumë gjëra tek skuadra e tij.

Megjithatë, Lampard pretendon se rezultati nuk është real, pasi skuadra e tij ka bërë paraqitje të mirë në pjesën e parë.

“Katër gabime – katër gola. Ne duhet të jemi vetë-kritik për këtë. Ne kontrolluam pjesën e parë, por morëm disa vendime të dobëta. Nuk mund ta shikoj rezultatin dhe të jem i lumtur”, tha Lampard pas ndeshjes.

“Por ka mësime. Ju nuk mund të bëni gabime në këtë nivel. Por nëse e shikoni lojën, nuk është lojë që duhet të përfundonte 4-0”, përfundoi trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat