Havertz qartëson të ardhmen e tij

Futboll

Havertz qartëson të ardhmen e tij

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 22:22
Havertz

Një nga talentët më të kërkuar të kësaj merkato, Kai Havertz, ka përjashtuar një largim nga Bayer Leverkusen për të paktën edhe një vit tjetër.

20-vjeçari ka shijuar një sezon mbresëlënës me ekipin e Bundesligës sezonin e kaluar dhe ka qenë i lidhur me një kalim prej 90 milionë eurosh te Bayern Munich.

Havertz, megjithatë, ka qenë me Leverkusen që nga mosha 11 vjeçare dhe nuk e ka me nixtim largimin, edhe pse ai pranoi se mund të jetë i interesuar për një transferim te ndonjë skuadër më e madhe,

“Për mua ka qenë prej kohësh e qartë se unë do të kaloj sezonin e ardhshëm në Leverkusen, pa asnjë dyshim”, tha ai për Suddeutsche Zeitung.

“Ndihem shumë mirë në Leverkusen dhe shoh një periudhë këtu në të cilën mund të zhvillohem edhe më shumë”.

“Në një moment unë do të bëj hapin e ardhshëm. Nëse bëhet fjalë për këtë, atëherë askush nuk do të zemëzohet me mua këtu. Ju vetëm doni të arrini sa më shumë të jetë e mundur në karrierën tuaj”, deklaroi Havertz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat