Flamengo insiston për Balotellin, flet edhe zëvendës-presidenti

Futboll

Flamengo insiston për Balotellin, flet edhe zëvendës-presidenti

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 22:59
Mario Balotelli

Mario Balotelli është në rrugë të mirë që të nënshkruajë me skuadrën braziliane, Flamengo, pasi lojtari është pa skuadër.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, ata janë duke punuar drejt marrëveshjes, në të cilën kanë mbetur vetëm të drejtat e imazhit.

Super Mario pritet të nënshkruajë kontratë deri në dhjetor të vitit 2021, ku do të fitojë rreth 15 milionë euro në atë periudhë.

“Kam biseduar me të me anë të një video-thirrje, por këto negociata nuk janë të lehtë por as të komplikuara”, ka thënë nënpresidenti i Flamengos, Marcos Braz për ANSA.

“Ka disa problem për ta arritur atë, ai është një i huaj duhet edhe letrat e punës këtu, pra ka shumë gjëra për t’u bërë. Është shumë e komplikuar dhe nuk mund të them as që jemi apo nuk jemi afër një marrëveshje përfundimtare”.

“Natyrisht, Flamengo është e interesuar për të, por asgjë nuk ka zyrtare. Të shohim çfarë do të ndodh javën e ardhshme”.

“Ai me ka thënë se do të dëshironte të vinte nëse do të arrihet një marrëveshje, ai do ta bënte atë pa ndonjë problem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat