Xhaka tregon se kujt ia dedikoi fitoren ndaj Newcastle

Futboll

Xhaka tregon se kujt ia dedikoi fitoren ndaj Newcastle

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 11:32
Granit Xhaka

Granit Xhaka ia ka dedikuar fitoren ndaj Newcastle, bashkë-lojtarëve Sead Kolasinac dhe Mesut Ozil.

Të dy lojtarët munguan të shtunën, pasi të dy kishin një problem në jetë e tyre të përditshme.

“E dimë historinë për Sead dhe Mesut. Nuk është e lehtë për ta ose për familjet e tyre. U munduam të bëjmë më të mirën dhe të fitojmë”, deklaroi ai.

Ai foli edhe për ndeshjen ndaj Newcastle dhe tha se është i lumtur me fitoren.

“Është gjithmonë mirë të fitosh, sidomos kur je mysafir. Ishte ndeshje e vështirë. Në pjesë e parë të dy klubet ishim duke u mbrojtur duke mos pasur shumë shanse për të shënuar. Në pjesën e dytë, në mendimin tim, ishim skuadër më e mirë. Jemi të lumtur që i fituam tri pikë”, përfundoi Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat