Berisha paralajmëron diçka të madhe – Ja për çka bëhet fjalë - Bota Sot
Berisha paralajmëron diçka të madhe – Ja për çka bëhet fjalë

Futboll

Berisha paralajmëron diçka të madhe – Ja për çka bëhet fjalë

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 16:08
Valon Berisha

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha shpreson ta ketë një sezon pozitiv dhe pa lëndime me Lazion. Ylli kosovar mezi e pret fillimin e sezonit të ri në Serie A

Valon Berisha e ka lënë prapa krahëve lëndimin dhe po shikon përpara.

Futbollisti e ka dhënë një intervistë për “Lazio Style Channel” para fillimit të sezonit të ri, ndërsa i ka zbuluar synimet dhe ambiciet e tij, duke shpresuar që të ketë më pak lëndimi në sezonin e dytë me Biancocelesti.

“Ne kemi ushtruar mirë në Marienfeld. E kemi mbyllur fazën përgatitore në mënyrën më të mirë, është e rëndësishme për mendjen: tash i kemi përpara dy ditë pushim”, ka thënë fillimisht futbollisti i lindur dhe rritur në Norvegji.

“Jam i lumtur këtu, kam qenë jashtë fushave të blerta për gjashtë muaj, kam luajtur 45 minuta kundër Al-Shabab dhe 15 minuta sot. Për mua është e rëndësishme të kem minuta, shpresoj që ky do të jetë një sezon pozitiv për mua. Kompeticioni i kampionatit më ndihmon, çdokush dëshiron të luajë”, nënvizoi tutje përfaqësuesi kosovar.

“E kam zhvilluar një mini-ndeshje në Marienfeld dhe për mua ky është një element i vlerësimit. Duke fituar në Sampdoria dhe më pas në derbi do të ishte e çmuar për secilin prej nesh, për ekipin, klubin dhe tifozët”, përfundoi Berisha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...