Interi arrin marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Manchesterit

Futboll

Interi arrin marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Manchesterit

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 17:01
Manchester United

Interi raportohet se ka arritur marrëveshje transferimi për mbrojtësin e Manchester United, Matteo Darmian.

‘Rai Sport’ raporton se Interi ka siguruar transferimin e tij dhe lojtari do t’i bashkohet italianëve në verën e vitit të ardhshëm.

29 vjeçarit i skadon kontrata me Manchesterin verën e ardhshme dhe ‘Nerazzurëve’ do t’i bashkohet si transferim i lirë.

Ish mbrojtësi i Paleromos e Torinos do të rikthehet në Itali, pas një aventure jo të mirë në ‘Old Trafford’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat