Roma po takohet me Juven për Higuainin dhe Ruganin

Futboll

Roma po takohet me Juven për Higuainin dhe Ruganin

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 21:09
Higuain dhe Rugan

Roma thuhet se është vendosur të takojë Juventusin të martën me qëllimin për të rënë dakord për marrëveshjet me Daniele Ruganin dhe Gonzalo Higuain.

Sipas Sportitalia dhe Tuttomercatoweb, Giallorossët duan ta transferojnë mbrojtësin italian në formë huazimi me të drejt blerje për 20-25 milionë euro.

Mbrojtësi është shfaqur si zgjedhja e parë e romakëve për të forcuar mbrojtjen e tyre pasi lëvizjet për Toby Alderwireld dhe Dejan Lovren nuk arritën të materializohen.

Sa për Higuain, Tuttomercatoweb shkruan në mënyrë specifike se Roma mund të marrë argjentinasin në formë huazimi për 9 milionë euro me një detyrim për të blerë nëse ata kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi, megjithatë, ka ende nevojë për ta bindur, duke pasur parasysh se dëshiron të qëndrojë në sezonin e ri te Zonja e Vjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat