Zidane, ia huqi me taktika gjatë ndeshjeve parasezonale

Futboll

Zidane, ia huqi me taktika gjatë ndeshjeve parasezonale

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 22:03
Zinedine Zidane

Miqësorja e fundit e Real Madridit në këtë verë ishte kundër AS Romës dhe Zinedine Zidane ka pasur përsëri një paraqitje tepër të keqe teknike me francezin që përdori sistem dy polar në fushë gjatë ndeshjes

Në fillim kishte një rënditje ultra-defensive për gjysmë pjese e në pjesën tjetër një formacion sulmues në të cilin u paraqiten Eden Hazard, Karim Benzema, Vinicius Junior dhe Luka Jovic në të njëjtën kohë.

Fatkeqësisht për Los Blancos, ata pësuan dy gola kundër Giallorossi dhe dhe kanë pësuar 18 gola në të gjitha ndeshjes parasezonale me klubin në ndeshje parasezonale.

Në shtatë ndeshje, Los Merengues kanë fituar vetëm dy kurse këtu mbahet mend humbja 7-2 kundër Atleticos e cila tregoi anën e errët të këtij ekipi gjatë ndeshjeve parapërgatitore.

Me vetëm gjashtë ditë derisa të fillojë sezoni i ri në La Liga Santander, askusht nuk është i sigurt se me çfarë formacioni do të luajë Real Madridi në ndeshjen e parë.

Ende ka nevojë për të ndalur “gjakderdhjen” në mbrojtje, derisa ende ka mundësi për të bërë përforcime deri të mbyllet afati kalimtar.

Kundër Red Bull Salzburg, Zidane ka startuar me Eder Militao dhe Casemiro dhe këto zgjedhje kanë dërguar në një formacion 4-3-3, i cili është sistemi i tij i zakonshëm sa ka qenë trajner.

Por kishte një mbrojtje më të fortë 5-3-2 kundër dy skuadrave si Red Bull Salzburg dhe Roma apo kjo mund të jetë vetëm teori.

Por gjigantët italianë e lexuan këtë taktikë të dielën dhe ende ka diçka që Real Madridi mund të supozojmë që mund të këtë sukses këtë sezon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat