Zeman thumbon Inter-in: Conte ka një problem...

Futboll

Zeman thumbon Inter-in: Conte ka një problem...

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 00:40
Antonio Conte

Zdenek Zeman nuk është kurrë banal.

Këtë herë ai ka vënë në shënjestër trajnerin e Inter-it, Antonio Conte. Ish-trajneri i Roma-s e ka komentuar në këtë mënyrë ndikimin që ka pasur Conte në botën zikaltër.

"Conte po ndërton ekipin e ri duke u bazuar te bindjet dhe ideja që ka për futbollin", ka thënë Zeman për "Il Giornale".

"Ka një problem: duhet të tërheqë pas vetes të gjithë ambientin, të bindë grupin që të ndjekë këshillat dhe metodat e tij të punës".

"Duke dëgjuar zërat që qarkullojnë rreth skuadrës, nuk flitet shumë mirë për sa i takon përkushtimit të lojtarëve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat