Feronikeli-Milan, çka ngjau dhe stadiumi me pak shikues? Flet Llumnica

Futboll

Feronikeli-Milan, çka ngjau dhe stadiumi me pak shikues? Flet Llumnica

Nga: K. G. Më: 13 gusht 2019 Në ora: 12:58
Feronikeli-Milan, çka ngjau dhe stadiumi me pak shikues? Flet Llumnica

Skuadra e Milanit erdhi e luajti e fitoi në miqësore me rezultat 2:0 kundër kampionit të Kosovës, Feronikelit nga Drenasi, por ajo që habiti të gjithë, stadiumi pothuajse i zbrazur në stadiumin “Fadil Vokrri”. Cila ishte arsyeja?

Arsyeja duket se ka qenë biletat shumë t[ë shtrenjta për qytetarin e Kosovës. Çfarë shkruan Ardian Llumnica, analist? 

Nikli – milano!
5000 tifozë, Total zhgënjyese!

Në pah vetem disa selfie individuale!
Ishte ndeshje revyale (promovuese) dhe organizatori bash në ketë pikë dështoi duke mos promovuar asgjë.

Nëse organizatori nuk ka pas obligime te larta kontraktuale (financiare) ndaj Milanos atëherë dështimin e bënë edhe më të hidhur. Ky pësim i organizatorit duhet te shërbej si mësim për Federatën e Futbollit të Kosovës, kur është organizatore dhe kur përballemi me skuadra të mëdha...”, shkruan Llumnica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat