Dallimi midis Ronaldos dhe Messit?

Futboll

Dallimi midis Ronaldos dhe Messit?

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 13:12
Dallimi midis Ronaldos dhe Messit?

Rivaliteti midis Kristiano Ronaldos dhe Leo Mesit, ishte shumë i madh gjatë kohës kur portugezi luante në Spanjë, për Real Madridin.Mesi-Ronaldo

Pavarësisht se 34-vjeçari tani luan për Juventusin, përsëri rivaliteti me argjentinasin vazhdon, teksa të dy janë në garë për të fituar Topin e Artë.

Gjatë një interviste, Ronaldo është pyetur për dallimin midis tij dhe yllit të Barcelonës, ku është shprehur: “ Dallimi midis meje dhe atij? Unë kam luajtur për disa klube, dhe kam fituar Ligën e Kampionëve me klube të ndryshme.

Kam qenë për 6 vite me radhë golashënuesi më i mirë në këtë kompeticion.

Nuk ka shumë lojtarë që kanë fituar 5 trofe të Ligës së Kampionëve, dhe për këtë besoj se mund ta identifikoj veten me kompeticion. Mesi është një lojtar i shkëlqyer, i cili do të mbahet mend jo vetëm për Topat e Artë, por edhe për përmirësimin, vit pas viti, ashtu si mua. Unë çdo ditë zgjohem me idenë që të stërvitem me qëllimin për të marrë gjithmonë diçka më shumë, dhe jo vetëm për të fituar. Faleminderit Zotit, nuk më mungojnë paratë dhe ajo që dua të fitoj, është një vend në historinë e futbollit.”, u shpreh Ronaldo.ronaldo mesi

Gjithsesi pavarësisht se çfarë do të ndodhë më vonë me karrierën e sulmuesit portugez, tashmë ai e ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit, falë sukseseve të arritura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat