Reagon Qatip Osmani

Futboll

Reagon Qatip Osmani

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 14:25
Reagon Qatip Osmani

Trajneri i KF Shkëndija, Qatip Osmani, ka reaguar lidhur me shkrimin e botuar në gazetën Lajm të Maqedonisë së Veriut me titull:“Kush është fajtor për dështimin e Shkëndijës në Europë?’.

Në reagimin e tij, ai thotë se nuk është e saktë se Alimi është cilësuar si fajtor për humbjen nga Dudelang, por se e vërteta është ndryshe.

Ja reagimi i plotë i Osmanit:

“Nuk është e vërtetë se Armend Alimi është cilësuar si fajtor për humbjen me Dudelanzhin. Përkundrazi, Alimi ishte ndër më të mirët në lojën e fundit me Dudelanzhin. Pas ndeshjes dhe eliminimit dëshprues, Armend Alimi hapi temën për tu larguar prej klubit.

Për këtë gjë është njoftuar koordinatori i klubit dhe kryetari. Kjo është arsyeja e vërtetë pse Armend Alimi nuk ishte në kombinim për lojë në takimin me Akademia Pandevin në Strumicë”, ka deklaruar trajneri Qatip Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat