Talenti që bën shqiponjën

Futboll

Talenti që bën shqiponjën

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 15:14
Josufa Moukoko

Borusia e Dordmundit njihet nga të gjithë si një ekip që di të prodhojë talentë dhe më pas t’i shesë ata me shifra të mëdha.

Klubi gjerman, duket se e ka kthyer në politikë rritjen e talentëce dhe tashmë ka në gjirin e saj plot futbollistë të rinj, të cilët premtojnë shumë për të ardhmen.

Rasti i fundit është ai i futbollistit 14-vjeçar, Josufa Moukoko, i cili shënoi plot gjashtë gola në portën e kundërshtarit në fitoren 9:2 të verdhezinjve të vegjël.

Trajneri i moshave të Dordmundit, Mikael Skibe, u shpreh se ai do të jetë një nga lojtarët më të mirë në kampionatin gjerman pas disa vitesh.

Nuk është hera e parë që 14-vjeçari bën paraqitje të tilla në fushën e lojës, pasi në sezonin e kaluar ai shënoi 50 gola në total kur ishte vetëm 13 vjeç.

Josufa është 172 centimetra i gjatë dhe peshon rreth 72 kilogramë. Ai është në pronësi të klubit të Dortmundit, të cilët shpresojnë shumë që ai një ditë të bëhet një nga lojtarët më të mirë në skuadrën verdhezi dhe jo vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat