Juventus prezanton Danilo-n: Ndihem mirë, por diçka duhet të ndryshojë

Futboll

Juventus prezanton Danilo-n: Ndihem mirë, por diçka duhet të ndryshojë

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 15:19
Danilo

Në shtëpinë e Juventus ka qenë dita e Danilo-s. Ish-mbrojtësi i krahut i Manchester City dhe Real Madrid është prezantuar para tifozëve të rinj në konferencë për shtyp.

Përshtypjet e para - "Janë shumë të mirë, për mua ka qenë një pritje e nxehtëdhe jam ndier mirë që nga ditët e para. Në fushë gjërat do të shkojnë akoma më mirë".

Alex Sandro - "Gjatë negociatave kam folur shpesh me Alex Sandro-n, ka qenë shumë i rëndësishëm për mua. Ma kë dhënë informacione te sakta. Ka qenë shumë e rëndësishme të kisha një mik si ai. Ka patur një rol vendimtar dhe do të jetë gjithmonë e më shumë në vazhdim ".

Ronaldo - "Kam folur edhe me Ronaldo-n para se të vija këtu, kemi bërë pak shaka. I kam thënë se doja numrin 7, po se ishte zënë... Më ka pritur me buzëqeshje, kë thënë se është një klub i mrekullueshëm. Është shumë stimuluese të dish se do të luash në krah të një lojtari të atij niveli".

Juventus brazilian - "Nëse nuk është një klub me traditë braziliane, kjo duhet të ndryshojë, me gjithë respektin për të gjithë. Grupi i brazilianëve mund të jetë i rëndësishëm, shpresoj ta bëj Juven pak më braziliane me Douglas Costa dhe Alex Sandro".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat