Milani heq sulmuesin spanjoll nga merkatoja, e konfirmon agjenti - Bota Sot
Milani heq sulmuesin spanjoll nga merkatoja, e konfirmon agjenti

Futboll

Milani heq sulmuesin spanjoll nga merkatoja, e konfirmon agjenti

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 15:52
Samuel Castillejo

Samuel Castillejo hiqet nga merkatoja. "Ai po e gjen veten shumë mirë me trajnerin Giampaolo, - shpjegoi agjenti Rafa Zurro, për “calciomercato.com”. -

Samuel është tërësisht i përqendruar te sezoni i ri me Milanin. Kohët e fundit është vendosur për këtë gjë. Kthimi në Spanjë nuk është pjesë e planeve tona. Siç ka thënë edhe Quilon (një tjetër menaxher), Castillejo do të bëjë gjëra të mëdha në Milano. Ai dëshiron të bëjë më të mirën, bën atë që i kërkon trajneri".

24-vjeçari, i lindur në Malaga të Spanjës, mbërriti në "San Siro" verën e vitit të kaluar. Sezonin e parë me gjigantët e Serie A luajti 31 ndeshje dhe shënoi 4 gola. Më parë, ai kishte veshur fanellën e Málaga B, Málaga dhe Villarreal. Po ashtu, ka luajtur me Spanjën U-21.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...