Evans: Maguire bëri mirë që u transferua tek United

Futboll

Evans: Maguire bëri mirë që u transferua tek United

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 16:06
Jonny Evans

Mbrojtësi i Leicester Cityt, Jonny Evans është i lumtur që e sheh ish-bashkëlojtarin e tij, Harry Maguire të luaj për ish-klubin e tij, Manchester United.

Maguire luajti shumë mirë në fitoren ndaj Chelseas, duke fituar çmimin lojtari i ndeshjes.

“Në afatin kalimtar, vlera e lojtarëve mund të rritet ose të zvogëlohet brenda një kohe të shkurtër. Gjëja me e rëndësishme është se Maguire është gjykuar për lojën që e luan. Nuk shqetësohem për këtë gjë. Është i bërë për të luajtur në “Old Trafford”. Është një lojtar i cili i duhej klubi. Këtë herë do të këtë sukses”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat