Arsenali në kërkim të ndonjë blerësi për Mustafin

Futboll

Arsenali në kërkim të ndonjë blerësi për Mustafin

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 16:25
Shkodran Mustafi

Arsenali është duke u munduar me patjetër ta shesë mbrojtësin, Shkodran Mustafi.

Mediat angleze thonë se Mustafi mund të largohet si huazim nga klubi i topçinjve.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery i ka treguar Mustafit se nuk ka te ardhme në “Emirates” dhe duhet të gjejë ndonjë klub tjetër.

27-vjeçari kushtoj 35 milionë kur u transferua në Arsenal, mirëpo vlera e tij është ulur tanimë në 15 milionë euro.

Për të janë të interesuar skuadra si AC Milan, Lazio dhe Sampdoria, por është i kërkuar edhe nga dy gjigantët turk Fenerbahçe dhe Galatasaray në formë të huazimit me mundësi blerje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat