Bayern sërish merkato në Serinë A, synon mesfushorin e tepërt bardhezi

Futboll

Bayern sërish merkato në Serinë A, synon mesfushorin e tepërt bardhezi

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 19:17
Bayern Mynih

Bayern Mynih duket se ka vendosur të bëjë merkato në Serinë A. Pas transferimit të kroatit Ivan Perisic nga Interi skuadra kampione e Gjermanisë ka shënjestruar një tjetër lojtar që luan në Itali.

Bëhet fjalë për mesfushorin francez Blaise Matuidi. 32-vjeçari luan prej dy sezonesh me bardhezinjtë (7 gola në 88 ndeshje), por me ardhjen e trajnerit Maurizio Sarri ai pritet të sakrifikohet, duke u larguar edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2020.

Për të evituar një transferim me koston zero pas një viti, Juventus është gati ta lërë të lirë mesfushorin, që pëlqehet nga bavarezët. Kostoja e lojtarit është rreth 20 milionë euro.

Për Matuidi janë interesuar edhe dy skuadra në vendlindjen e tij: PSG dhe Monaco, ndaj për Juven nuk ka për të qenë e vështirë t’i gjejnë një ekip të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat