Mitrovica në histori, hesht malazezet dhe kualifikohet!

Futboll

Mitrovica në histori, hesht malazezet dhe kualifikohet!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2019 Në ora: 19:28
Mitrovica në histori, hesht malazezet dhe kualifikohet!

Fitore e artë e Mitrovicës me rezultat 1:0 në përballje me malazezet Breznica, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e Qytetit në Mal të Zi.

Mitrovicës i mjaftonte edhe barazimi që të shkonte më tej, por goli nga penalltia i Kaltrina Biçkajt në çastet e fundit pikërisht në minutën e 89-të, varrosi të gjitha shpresat e Breznicës. Biçkaj siguroi fitoren e madhe dhe të tretën rresht në grup, duke i kualifikuar në raundin tjetër, ndërsa Breznica kokulur lëshon fushën.

Kur luan me zemër nuk mungon edhe suksesi në rrafshin ndërkombëtar. Kampionet e Kosovës zunë vendin e parë në grupin 2 me 9 pikë, duke lënë pas vetes Breznicën me 4 sosh, pastaj Cluj me3 dhe NSA Sofia me 1.

Lojë e madhe e mitrovicasve të udhëhequra nga kryetrajneri Seid Onbashi, që ka ndërtuar një ekip për lakmi. Më së miri e dëshmuan edhe tri fitoret rresht, së pari e mposhtën me 2:1 Olimpia Cluj, pastaj me 2:1 NSA Sofia dhe së fundi me 1:0 Breznicën.  Tri ndeshje pesë gola, e një të pësuar. Golat i shënuan Liridon Syla 2, Ambra Gjergji 2 dhe Kaltrina Biçkaj 1. 

Mitrovica-Breznica    1:0
Stadiumi i Qytetit në Nikshiq.
Gjyqtar: De. Cremer (Belgjika).
Shënues: Biçkaj (89’-nga penaltlia).
Kartonat e verdhë: Bajra, Osmani, Syla- Cabarkapa.
Mitrovica: Rexhepi, Bajra (Zeka 78’), Berisha, Biçkaj, Elezaj, Gjergji (90+2’), Haziri, Osmani, B. Shala (Halilaj 83’), Syla dhe Tahiri.
Breznica: Cabarkapa, Jankov (Kocanoniq 55’), Jonoviq, Karliçiç, Krstanovska, Maras, Miloviç, Rondoviç, Sebek (Vranesh 59’), Toshiq dhe Vujadinoviq (Tanaskoviq 82’).

Grupi 2
Mitrovica-Braznica    1:0
NSA Sofia-Cluj    2:3

Tabela
1. Mitrovica    3    3    0    0    5:1    9  
2. Breznica    3    1    1    1    7:7    4 
3. Ol. Cluj    3    1    0    2    6:7    3 
4. NSA Sofia W    3    0    1    2    6:9    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat