Vllaznia historike

Futboll

Vllaznia historike

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 19:38
Vllaznia historike

Sukses historik për Vllazninë e Shkodrës futbollit të femrave. Vajzat kuqeblu u kualifikuan në raundin e dytë të Champions League, pasi barazuan 1-1 me skuadrën kampione të lituanisë, Gintra, dhe falë dy sukseseve të mëparshme zënë vendin e parë në grup.

Ëndrra e disa viteve tashmë është bërë realitet dhe me të drejtë vajzat, stafi teknik dhe presidenti Matija e kanë festuar gjatë këtë arritje të madhe të futbollit shqiptar të femrave.

Vllaznia e nisi ndeshjen me ekipin lituanez me këtë fomacion: në portë Etzel, në mbrojtje Maliqi, Gjini, Blanchard dhe Bajraktari, në mesfushë Popoviç, Dauzat, Mustafaj dhe Vuliç, ndërsa në sulm dyshja Doyle-Doçi.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me Vllazninë që i kushtoi vëmendje të veçantë fazës mbrojtëse.

Në fillimin e së dytës, lituanezet kaluam në avantazh, por vajzat kuqeblu nuk e humbën përqendrimin dhe në minutën e 78-të barazuan me kapitenen Megi Doçi me 11-metërsh.

Në minutat e mbetura nuk pati ndryshim tjetër rezultati, kështu që Vllaznia me 7 pikë të grumbulluara zuri vendin e parë në grup, duke u kualifikuar në raundit e dytë të Championsit, ku marrin pjesë 32 skuadrat më të mira të kontinentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat