Lampard: Nuk e kam fituar kurrë Superkupën, por s'dua ta humbas për këtë arsye

Futboll

Lampard: Nuk e kam fituar kurrë Superkupën, por s'dua ta humbas për këtë arsye

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 20:45
Frank Lampard

Pas debutimit zhgënjyes në Premier League në drejtim të Chelsea-t (humbje 4-0 ndaj Manchester United), Frank Lampard po përgatitet të udhëheqë ekipin e tij në Superkupën e Europës kundër Liverpool-it.

"Do të duhet të jemi gati. Është një kupë që klubi kërkon ta fitojë patjetër. Unë, ashtu si shumë lojtarë të tjerë këtu, nuk e kam fituar kurrë, kështu që duhet të japim gjithçka në fushën e lojës", ka thënë trajneri i londinezëve.

"Nuk është e lehtë të përballesh me një skuadër si Liverpool-i. Finalet mund të humben, sepse janë shumë të vështira, por jo sepse shkon i papërgatitur ose sepse nuk ke dëshirën dhe urinë e mjaftueshme për të fituar".

"Duhet të japim gjithçka". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat