Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.
Fjala është për yllin e Barcelonës, Philippe Coutinho, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “Nou Camp”, shkruan GazetaBlic.
Megjithatë, ajo që është e sigurtë, ai nuk do të kalojë në Angli, pasi merkato në ishull tashmë është mbyllur.
Sipas mediave ndërkombëtare të sportit, Bayerni i Mynihut ka shprehur interesim për brazilianin, derisa nëse oferta është e lëvërdishme, mund të ketë edhe finalizim të marrëveshjes.
Barcelona është e interesuar për të hequr dorë nga kartoni i lojtarit që i kushtoi plotë 160 milionë euro, por që nuk dëshiron të humb, andaj kërkon çmim relativisht të përafërt.
Gjatë ditëve të ardhshme priten të reja sa i përket këtij operacioni transferimi, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.