A po transferohet Ibrahimovic në Serie A?

Futboll

A po transferohet Ibrahimovic në Serie A?

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 09:17
Zlatan Ibrahimovic

Ish menaxheri i Juventusit, Luciano Moggi, ka krahasuar fizikun e Zlatan Ibrahimovic me atë të Cristiano Ronaldos, duke mbështetur aftësitë e suedezit për të luajtur në Serie A.

Edhe pse ka mbushur 38 vjet në tetor, Ibrahimovic vazhdon të shkëlqejë në MLS për LA Galaxy, duke shënuar 13 gola në 16 ndeshje.

Ronaldo është duke pasur të njëjtin sukses, duke shënuar 21 herë për Juventusin sezonin e kaluar, edhe pse në shkurt arriti moshën 34 vjeçare.

“Kjo do të ishte diçka jo e dobishme, por më shumë. Zlatan ka një trup biologjik që i lejon atij të bëjë më të mirën edhe në moshën e tij, ashtu si Cristiano Ronaldo”, ka deklaruar Moggi.

“Ai po mbjell fitore kudo, madje edhe në Amerikë”.

“Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë në Serie A, por golat duhen të bëhen kudo që luani, dhe nëse ai vjen te Fiorentina, edhe për lojtarët e rinj do të ishte fantastike, sepse ata ndoshta mund të mësojnë diçka më shumë nga ai, që as trajneri nuk është në gjendje të jap”.

Për Zlatan Ibrahimovic, futbolli italian është shumë i njohur, pasi ka veshur edhe fanellat e Juventusit, Interit dhe Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat