Mehdii, tifozi i zjarrtë i Shkëndijës në Zvicër

Futboll

Mehdii, tifozi i zjarrtë i Shkëndijës në Zvicër

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 13:14
Mehdii, tifozi i zjarrtë i Shkëndijës në Zvicër

Jetmir Mehdii, është një tifozë i zjarrtë i Shkëndijës në Aargau të Zvicrës. Ai është nga Çellopeku i Tetovës. 
Shkëndijën e Tetovës e ndjek që nga viti 1995, shkruan  Lajm i Maqedonisë së Veriut.

Gjatë qëndrimit të tij të fundit në Tetovë, ai ka realizuar një fotografi shumë interesante me fanellën e Shkëndijës në të cilën shkruante mbiemri Ibraimi (mbiemri i dy futbollistëe të njohur Agimit dhe Besartit) dhe numri 107, i cili është një bashkim i numrave që bartin Agim Ibraimi (10) dhe Besart Ibraimi (7).

“Shkëndijën e kam në zemër. Kam shumë respekt për lojtarët. Prandaj e kam bërë këtë fanellë. Kur jam në shtëpi e ndjek cdo stërvitje të Shkëndijës. Lojtarët e dinë se e dua shumë klubin, prandaj më japin uniformat e tyre”, thotë Mehdii i moshës 36-vjecare, i cili tregon se edhe djali i tij Aldini 12-vjecar është një tifoz i flaktë i Shkëndijës, duke përkrahur ekipin e zemrës në stadium.

Ai tregon se ka ndjekur Shkëndijën edhe në shumë ndeshje europiane, ndërsa si kujtim i paharrueshëm i ka mbetur udhëtimi në Milano dhe ndeshjen me gjigandin europian dhe botëror Milanon.

Mehdii nga Zvicra thotë se me vëmendje i ndjek zhvillimet e fundit në klubin e tij të zemrës.

“Ndeshjet në Europë nuk i luajtën 100%, pati disa probleme mes lojtarëve dhe Qatos. Ky është mendimi im”, komenton ai.
Ai është optimist se Shkëndija edhe sivjet do të fitojë kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat