I biri i Rugovës firmos me Prishtinën - Bota Sot
I biri i Rugovës firmos me Prishtinën

Futboll

I biri i Rugovës firmos me Prishtinën

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 13:46
I biri i Rugovës firmos em Prishtinën

Max Rugova është i biri i Edmond Rugovës, ish-golgeteri i Prishtinës, drejtor i klubit dhe seleksionues i Kosovës. I lindur në Kansas të SHBA më 17.02.2000, 188 cm i gjatë, sulmuesi i krahut dhe i qendrës ka luajtur në Sporting Kansas City dhe në U19 të Nurnberg më 2018/19 duke zhvilluar 16 ndeshje duke shënuar 1 gol. Max ka qenë i grumbulluar edhe me U19 të Kosovës, bëhet e ditur  nga klubi i futbollit Prishtina.

Max mund të jetë e ardhme e ndritur e klubit të babait të tij, duhet durim, përkushtim dhe punë maksimale që një ditë, të paktën, të përsëris suksesin e babait.

“Jam shumë krenar që do të jem pjesë e Prishtinës. Gjithmonë kam pasur dëshirë të jem në Prishtinës, sepse e di historinë e klubit ku ka luajtur babai im dhe e përsëris, kjo më bën krenar”.

“Nuk dua të flas shumë për vete, megjithëse mendoj se jam shumë kreativ, duke e dashuruar driblimin dhe dëshirën, sidomos për asiste”.

“Ka disa ditë jam me skuadrën, e njoh tani më ekipin, ka një trajner të respektueshëm dhe kam krijuar besimin se ky ekip mund ta fitoj titullin dhe shpresoj shumë të mposhtë edhe konkurrencën e madhe brenda skuadrës që edhe unë të mund të kontribuoj për suksesin e ekipit”, ka thënë Max Rugova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...