Mane optimist

Futboll

Mane optimist

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 16:13
Mane optimist

Liverpuli do të luaj ditën e sotme kundër Çelsit, në Stamboll, në ndeshjen e vlefshme për Supërkupën e Europës.Mane

Në prag të kësaj sfide ka folur një nga lojtarët më të mirë të Liverpulit, siç është Sadio Mane: “Unë jam gati për ndeshjen. Lodhja është psikologjike. Nuk kam bërë pushime për një kohë të gjatë, nuk kam pasur më shumë se 20 ditë pushim në 7 vitet e fundit. Ky është një qytet me kujtime shumë të mira për Liverpulin.

Do të bëjmë gjithçka për të fituar, jemi të përqendruar, dhe do të japim gjithçka për të fituar këtë trofe.”, u shpreh senegalezi.

Mane luajti në finalen e Ligës së Kampionëve, në finalen e Kupës së Afrikës, dhe tani është rikthyer të përgatitet për sezonin e ri. Sidoqoftë sulmuesi siguron se lodhja është psikologjike, dhe ai është i gatshëm të ndihmojë ekipin, të fitojë Superkupën e Europës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat