“Lukaku ishte i frikshëm, ja çfarë më bëri përshtypje më shumë” - Bota Sot
“Lukaku ishte i frikshëm, ja çfarë më bëri përshtypje më shumë”

Futboll

“Lukaku ishte i frikshëm, ja çfarë më bëri përshtypje më shumë”

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 16:32
Romelu Lukaku

Në mënyrën e tij, ai ka hyrë në histori. Nicola Milani është portieri i parë që është ndëshkuar nga golat e Romelu Lukakut me fanellën e Interit.

Gardiani i ri që luan te Virtus Entella, u përball me belgun të dielën e kaluar dhe pësoi dy gola përpara se të zëvendësohej në pjesën e dytë.

Tani ai ka folur për eksperiencën: “Ishte një ndeshje e veçantë pasi nuk ndodh përditë që të ndeshem me Interin.

Lukaku? Një lojtar i madh që udhëheq sulmin i vetëm. Ka një fizik mbresëlënës dhe është i frikshëm brenda zonës.

Ai shënoi dy gola ndaj meje, pastaj në pjesën e dytë unë dola nga frika (qesh). Më bëri përshtypje që dinte që tani të komunikonte disa fjalë në italisht. Kishte mësuar disa fraza kyçe dhe merrej vesh me Espositon dhe të tjerët.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...