Juventus, Dybala vulos largimin me një "like"

Futboll

Juventus, Dybala vulos largimin me një "like"

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 17:12
Paulo Dybala

Një tjetër “like” e veçantë nga Paulo Dybala, i cili sa vjen edhe po bëhet më i paduruar për situatën e krijuar përreth tij.

Ditën e martë, sulmuesi argjentinas i ka bërë “like” një postimi ku kritikohet vendimi i klubit për ta shitur, duke përdorur si argument statistikat e tij dhe të Cristiano Ronaldos, si dhe moshën aktuale të dy lojtarëve.

“Dybala tek Juventus në katër vite: 172 ndeshje, 78 gola (23,19,26,10) si sulmues i dytë.

Image

Allegri e ka larguar nga porta, Ronaldo ka shënuar 28 gola, CR7 është 35 vjeç, po më pas? Le të mbajmë Dybala-në,” shkruhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat