Sarri nuk do ta rrezikojë Ronaldon! - Bota Sot
Sarri nuk do ta rrezikojë Ronaldon!

Futboll

Sarri nuk do ta rrezikojë Ronaldon!

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 17:25
Sarri nuk do ta rrezikojë Ronaldon!

Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në miqësoren që do të zhvillohet brenda familjes në qendrën stërvitore të Juventusit Villar Perosa.

Ylli portugez do ta ndjekë sfidën por nuk do të zbresë në fushë për shkak të një dëmtimi të lehtë muskular që ka pësuar në aduktorin e kofshës së majtë.

Në ditët e ardhshme CR7-ta do të zhvillojë stërvitje të diferencuar dhe aty do të kuptohet më mirë gjendja e tij. Mbetet për t’u parë nëse Ronaldo do të rikuperohet për sfidën e parë të kampionatit atë ndaj Parmës më 24 gusht në Tardini, por prania e yllit luzitan në këtë sfidë është vënë në rrezik të madh.

Nëse nuk do të rikuperohet 100%, Sarri nuk do ta rrezikojë Ronaldon as për takimin ndaj Parmës. Dëmtimi i Ronaldos gjithsesi është një lajm i keq për Maurizio Sarrin dhe për të gjithë popullin bardhezi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...