Mbyllen vazhdimet në finalen e madhe, Chelsea – Liverpool – Ky është rezultati përfundimtar - Bota Sot
Mbyllen vazhdimet në finalen e madhe, Chelsea – Liverpool – Ky është rezultati përfundimtar

Futboll

Mbyllen vazhdimet në finalen e madhe, Chelsea – Liverpool – Ky është rezultati përfundimtar

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 23:39
Pamje nga ndeshja

Kanë përfunduar edhe 30-të minuta lojë shtesë dhe fituesi nuk është mësuar.

Përderisa pjesa e parë e vazhdimeve ishte spektakël në vete, ku brenda pesë minutash, të dyja skuadrat shënuan nga një gol, kështu nuk ndodhi në të dytën.

Takimi u mbyll 2-2, për t’i dërguar ekipet drejt ekzekutimit të penalltive, aty ku edhe përfundimisht do të mësohet emri i super-kampionit të ri evropian.

Vërtetë mëkat për cilëndo skuadër që do të mposhtet, megjithatë, barazimi ishte epilog real, andaj “llotaria e 11-metërshave” pritet ta vendos fatin e kësaj finaleje të madhe, që po zhvillohet në Stamboll.

Qëndroni me ne për të mësuar çdo detaj nga ku duel dhe jo vetëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...