Evropa “pushtohet” nga “perandoria” Liverpool, kontinenti i vjetër vishet në të kuqe

Futboll

Evropa “pushtohet” nga “perandoria” Liverpool, kontinenti i vjetër vishet në të kuqe

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 23:54
Pamje nga ndeshja

Mirë se vini në telenovelën, Stambolli II. Qyteti i vetëm që shtrihet në dy kontinente, duket të jetë fatlum për skuadrën e kuqe nga “Merseyside”.

Liverpooli ka fituar me penallti, sërish, në të njëjtin qytet ku 14-të vite më parë mposhti gjigantin italian, Milan pas ekzekutimit të penalltive.

“The Reds” atëbotë siguruan trofeun e pestë të garës më të madhe për klube në Evropë, derisa tani fiton Superkupën.

Ndërkaq, “të kaltërit” nga kryeqyteti ishullor, përkundër humbjes treguan shumë, por “llotarisë” as nuk i bën për paraqitjen tënde. Ta kthen shpinën, atëherë kur më së paku e pret. Kuptohet, nëse mund të quhet fat, huqja e Abraham.

Skuadra nga “Anfield” vazhdon kështu formën fenomenale, teksa shton në sirtarin e saj, një trofe tjetër të çmuar.

Ndeshja e rregullt u mbyll 2-2. Olivier Giroud hapi serinë e golave në minutën e 36-të, kurse tre minuta pasi filloi pjesa e dytë, Mane arriti t’i barazojë shifrat.

90-të minutat përfunduan 1-1, derisa në pjesën e parë të vazhdimeve, të dyja skuadrat shënuan nga një gol. Fillimisht realizoi Mane në minutën e 105-të, ndërsa nga pika e bardhë, Jorginho detyroi skuadrat të drejtoheshin nga 11-metërshat, aty ku edhe u mësua fituesi i Superkupës evropiane për edicionin 2018/2019.

Më vonë do të vijmë me informatat shtesë nga ky duel, si deklaratat e trajnerëve, lojtarin e ndeshjes dhe statistikat tjera interesante që e karakterizuan këtë finale angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat