Rikthehet La Liga

Futboll

Rikthehet La Liga

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 10:18
Foto

Sot do të fillojë sezoni i ri në kampionatin spanjoll.

Këtë verë klubet spanjolle kanë blerë lojtarë të rinj dhe kampionati pritet të jetë në nivel të lartë.

Barcelona ka transferuar në ekip, Frenkie de Jong nga Ajaxi për 75 milionë euro dhe Antoine Greizmannin nga rivali Atletico Madrid për 120 milionë euro, ndërsa synimi mbetet trofeu i Ligës së Kampionëve dhe i La Ligës.

Atletico Madrid pritet këtë sezon të jetë një kandidat i fuqishëm për titull, pasi ka bërë disa transferime të mëdha si, Felipe prej Portos për 20 milionë euro, Kieran Trippier nga Tottenhami për 22 milionë euro, Mario Hermoso nga Espanyol 25 milionë euro, Marcos Llorente nga Real Madrid për 30 milionë euro dhe Joao Felix nga Benfica për 126 milionë euro.

Me se shumti shpenzime këtë verë, bëri 13 herë fituesi i Ligës së Kampionëve duke harxhuar 300 milionë euro, transmeton KosovaPress.

“Los Blancos”, transferuan brazilianin Rodrygo nga Santos për 45 milionë euro, Ferland Mendy nga Lyon për 48 milionë euro, Eder Militao nga Porto për 50 milionë euro, Luka Joviç nga Eintracht Frankfurt për 60 milionë euro dhe Eden Hazard nga Chelsea për 100 milionë euro.

Sot:

Barcelona- Atheltic Bilbao, (21:00)

Nesër:

Celta Vigo- Real Madrid, (17:00)

Valencia- Real Sociedad, (19:00)

Mallorca- Eibar, (20:00)

Leganes- Osasuna, (21:00)

Villareal- Granada, (21:00)

Të hënën:

Alaves- Levante, (17:00)

Espanyol- Sevilla, (19:00)

Real Betis- Real Valladolid, (21:00)

Atletico Madrid- Getafe, (22:00). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat