Vetëvritet ish-futbollisti

Futboll

Vetëvritet ish-futbollisti

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 11:05
Vetëvritet ish-futbollisti

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Uells. Futbollisti i talentuar, Joel Darlingon, i vlerësuar shumë lart nga njohësit e futbollit në botë i ka dhënë fund jetës së tij pas shumë lëndimeve të pësuara, të cilat ia përfunduan karrierën.

20-vjeçar, i cili kishte qenë në prova edhe te Maçester Junajtid, dhe e ka përfaqësuar Uellsin në grupmoshat e të rinjëve, ka vrarë veten.

E gjithë kjo pasi lëndimet në kraharor dhe në shpinën e tij rezultuan se ai nuk mund ta vazhdojë më futbollin. Provat e tij me Junajtid  kishin ecur mjaft mirë deri në momentin kur ai pësoi lëndim të rëndë në krahror.

Darlingon ishte golashënues te skuadra uellsiane Bala Taun. Trupi i pajetë i futbollistit ishte gjetur tragjikisht në një garazhë në shtëpinë e tij pasi nëna e tij ishte kthyer nga një udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat