Sokoli: Në pesë javët e para dihen favoritët për sezonin e ardhshëm

Futboll

Sokoli: Në pesë javët e para dihen favoritët për sezonin e ardhshëm

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 11:45
Bylbyl Sokoli

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në fillimin e stinorit të ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri Bylbyl Sokoli në një intervistë për kp, fillimisht u shpreh se sezoni i ardhshëm pritet të jetë më interesanti që ishte ndonjëherë në futbollin kryesor.

Fakti që katër skuadra bien nga superliga, Sokoli tha se sezonin e ardhshëm do ta bëj interesant. Sipas tij, shumë skuadra do të luftojnë për ekzistencë dhe disa tjera për të dal në Evropë.

Sokoli: Ka shumë ndryshime në skuadra

“Ekipet kanë filluar me përgatitjet, pretendentët që pretendojnë me dalë me luaj në Evropë. Ka shumë ndryshime nëpër shumë ekipe, shumë futbollistë kanë ardhur në Kosovë, që e kanë gjetur si hapësirë, si tregë të përshtatshëm. A janë këto përforcime cilësore apo ajo do të dëshmohet në kampionat. Pjesa tjetër që dihet se lufta për ekzistencë dhe lufta për dalje në Evropë do të jetë me një konkurrence mjaft të fuqishme. Dihet që tashmë nga rangi largohen 4 ekipe drejtpërdrejt. Nuk kam idenë se si do të duket Liga vitin e ardhshëm por këto çështje me siguri do të rregullohen ditëve në vijim”, tha fillimisht Sokoli.

I pyetur për tri skuadrat që kualifikohen në garat evropiane sezonin e ardhshëm, Sokoli u përgjigj se do të jenë më shumë se tri skuadra që do ta synojnë Evropën, duke parë edhe transferimet që skuadrat kanë bërë, si dhe fondin e lojtarëve të tyre.

Sokoli: Janë më shumë se tri skuadra që synojnë Evropën

“Nuk mund t’i ndajmë në tri skuadra, janë më shumë se tri skuadra që mund të dalin në Evropë, por gjithsesi Feronikeli, Prishitna, Gjilani, Ballkani, Llapi janë këto ekipe që kanë sjellë shumë lojtarë cilësor. Nuk duhet përjashtuar as ekipet tjera për arsye se kanë mjaft në përbërjet e tyre lojtarë të dëshmuar. Ekipi më i suksesshëm do të jetë ai ekip që ka kuintunitet në punë, i cili çdo vit përforcohet vetëm aty ku i nevojitet dhe të tillë janë, Feronikeli dhe Prishtina.

Ndërsa sa i përket luftës për titull, Sokoli renditi Feronikelin, Prishtinën, Dritën, Gjilanin, Ballkanin, Llapin si skuadrat pretendente.

Ai ndër tjerash tha se edhe Dukagjini është aty afër, por më shumë i sheh gjashtë skuadrat e lartpërmendura në pjesën e epërme të renditjes tabelare.

Sokoli: Ja 6 skuadrat që do të luftojnë për titull

“Kandidat për vet titullin e kisha nda me këtë renditje, Feronikeli, Prishtina, Drita pastaj vjen Gjilani, Ballkani, Llapi këto janë ekipet të cilat do të pretendojnë të luftojnë për titullin kampion në saje të numrit të lojtarëve që kanë sjellë. Sa janë lojtarë cilësor do të shihet në kampionat, ende në Kosovë kemi tendenca të përforcojmë ekipin me shumë lojtarë e që më të suksesshëm janë ekipet që në ekip sjellin dy, tre futbollistë dhe jo një skuadër dhe 15 lojtarë që do të thotë se komponimi është më i vështirë, por sido që të jetë, unë mendoj të gjithë këto skuadra që i përmenda, Prishtina, Feronikeli, Drita, Ballkani, Gjilani, Llapi janë ekipe që kanë sjellë mjaftë lojtarë cilësor dhe kanë përbërje të fuqishme”, tha ai.

Kujtojmë që java e parë e stinorit të ri të Superligës do të sjellë disa ndeshje interesante, e ku veçohen dy derbit lokal, ai i Prishtinës ku ndeshen Prishtina dhe Flamurtari, si dhe ai i Drenicës, ku do të përballen Drenica dhe Feronikeli.

Tri ndeshje do të luhen të shtunën, ndërsa tri ndeshjet tjera do të luhen të dielën.

Të gjitha ndeshjet e javës së parë fillojnë nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat