Kartoni i kuq që mori në sfidën e javës së parë të kampionatit francez ndaj Olympique Lyon i ka kushtuar rëndë mesfushorit spanjoll, Cesc Fabregas.
Komisioni i Displinës në ligën franceze të futbollit e ka pezulluar me 3 ndeshje mesfushorin e Monacos pasi e ka cilësuar të qëllimshëm faullin e Fabregas edhe pse ky i fundit kurrësesi nuk e pranon diçka të tillë.
Mesfushori spanjoll u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it, sepse fillimisht gjyqtari nuk e dalloi faullin e shkaktuar nga Fabregas.
Ish-lojtari i Chelseat pas këtij pezullimi do të mungojë në 3 takimet e radhës të Monacos në kampionat ndaj Metz, Nimes dhe Strasbourg.