Ylli i Chelseas, Pedro ka thënë se nuk ka dashur ta fyente mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique.Pedro harroi të përmend ish-bashkëlojtarin e tij kur ishte duke diskutuar për qendërmbrojtësin me të mirë në botë.
Spanjolli ishte duke krahasuar mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk dhe mbrojtësin e Realit, Sergio Ramos, mirëpo ka thënë se nuk dëshironte ta fyente Piquen.
“Nëse duhet të përgjigjem kush është qendërmbrojtësi me i mirë, mund të them Pique, sepse është qendërmbrojtësi me aktiv në këtë kohë.
Ndërsa, qendërmbrojtësi me i mirë që kam luajtur dhe gjithmonë e kam pëlqyer është Carles Puyol”, deklaroi ai.