Van Dijk sfidon Messin dhe Ronaldon, për lojtarin më të mirë

Futboll

Van Dijk sfidon Messin dhe Ronaldon, për lojtarin më të mirë

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 17:11
Van Dijk sfidon Messin dhe Ronaldon, për lojtarin më të mirë

Do të jetë një garë shumë e fortë ajo për lojtarin më të mirë të UEFA-s për sezonin 2018-2019, mes dy yjeve të futbollit botëror Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi dhe gjigandit të mbrojtjes së Liverpoolit, Virgil Van Dijk që janë zgjedhur nga UEFA si 3 kandidaturat për këtë çmim prestigjoz.

Ky i fundit fitues i Champions League me The Reds si dhe lojtari më i mirë i finales së Madridit është favorit për të fituar edhe çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit nga UEFA.

Ronaldo mund të krenohet me fitimin e Nations League me Portugalinë ndërsa Messi me Këpucën e Artë në Champions dhe Këpucën e Artë në La Liga dhe Europë, gjithsesi të gjitha gjasa të çojnë te Virgil Van Dijk për të fituar këtë çmim individual që vitin e kaluar shkoi për Luka Modriç.

Çmimet për lojtarin më të mirë mashkull të sezonit 2018-2019 por edhe futbollisten më të mirë femër do të jepen në 29 gusht në Montecarlo në ditën e hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Champions League për edicionin 2019-2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat