Liridon Fetahaj përfundon te kjo skuadër - Bota Sot
Liridon Fetahaj përfundon te kjo skuadër

Futboll

Liridon Fetahaj përfundon te kjo skuadër

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 22:16
Liridon Fetahaj

Pasi njoftoi largimin nga FC Prishtina, Liridon Fetahaj ka konfirmuar skuadrën e re.

Futbollisti nga Prizreni nëpërmjet profilit zyrtar në Facebook ka njoftuar se sezonin e ardhshëm do ta vesh fanellën e Ballkanit.

Skuadra nga Suhareka ka arritur t’i sigurojë shërbimet e prizrenasit, duke u bërë njëri nga transferimet e shumta të ardhur këtë verë në ekipin që drejtohet nga Ismet Munishi.

“Falenderoj Presidentin Arsim Kabashi qe beri gjithqka te jem pjese e tyre, shpresoj qe t’i arrijm qellimet e ekipit. FC Ballkani”, ka shkruar ai në Facebook.

Fetahaj ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...